Pacolli: Invalidët e luftës do t’a kenë zyrën e tyre në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Pacolli: Invalidët e luftës do t’a kenë zyrën e tyre në Komunën e Prishtinës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:09
Pacolli

Unë premtoj këtu që do të jem krahë i tyre dhe do të jem zëri i tyre në komunën e Prishtinës dhe iu premtoj se këta do e kenë zyrën e vetë brenda komunës së Prishtinës dhe çdo iniciativë dhe çdo vendim që duhet të merret në raport me këtë kategori të shoqërisë sonë këta duhet të jenë prezent aty e jo dikush tjetër i cili nuk i dinë ato vlera.

Kështu ka premtuar kandidati i AKR-së për të parin e kryeqytetit Selim Pacolli, gjatë një vizite që u ka bërë sot invalidëve të luftës dega në Prishtinë.

 Kandidati i AKR-së për Prishtinës, Selim Pacolli invalidëve të luftës së Prishtinës iu ka premtuar se do të jetë zëri i tyre.

Ai po ashtu premtoi se gjatë mandatit të tij qeverisës do të krijoj në zyre në komunë  për veteranët e luftës me qëllim që të gjithë bashkërisht të qeverisin në kryeqytet.

Pacolli: Do të jem zëri i tyre në komunën e Prishtinës

“Unë premtoj këtu që do të jem krahë i tyre dhe do të jem zëri i tyre në komunën e Prishtinës dhe iu premtoj se këta do e kenë zyrën e vetë brenda komunës së Prishtinës dhe çdo iniciativë dhe çdo vendim që duhet të merret në raport me këtë kategori të shoqërisë sonë këta duhet të jenë prezent aty e jo dikush tjetër i cili nuk i dinë ato vlera dhe nuk ka qenë pjesë e asaj kategorie ata të vendosin për vlerat tona, unë iu premtoj edhe një herë se këta duhet të jenë aty bashkë me ne  dhe bashkë me ne duhet të qeverisin”, tha ai.

Pretendeti për të parin e kryeqytetit ka folur edhe për ndërtesat dedikuar veteranëve të luftës duke i konsideruar si të margjinalizuara dhe të vendosura në skaje të Prishtinës.

Ai tha se kjo kategori duhet të jetë pjesë aktive  në çdo qendër të qytetit.

Pacolli: Veteranët e luftës duhet të jenë pjesë aktive e jona

“Janë dy lagje të cilat janë ndërtuar disa banesa për strehimin e kategorive të luftës dhe janë në një mënyrë të margjinalizuar nga shoqëria jonë janë hedhur në cepet e skajshme të qytetit në Kolovic dhe Hajvali...09’49”Unë nuk besoj që ne duhet t’i margjinalizojmë këto kategori por këta duhet të jenë pjesë e jona aktive dhe pjesë e jona në çdo qendër të qytetit “, tha ai.

Pacolli  ka folur edhe për protestën e sotme duke thënë se ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa implementimin e ligjit të miratuar në parlamentin e Kosovës.

Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës dega në Prishtinë, Sylë Vitia tha se për katër vite janë injoruar nga kryetari aktual i Prishtinës ,Shpend Ahmeti.

Vitia po ashtu tha se mbi të gjitha ata kërkojnë trajtim dinjitoz dhe zgjedhje të problemeve dhe nevojave të invalidëve të luftës.

Vitia: Jemi injoruar nga kryetari aktual i Prishtinës

“Për katër vite kemi tentuar të takohemi me kryetarin aktual të komunës së Prishtinës, për katër vite jemi injoruar si kategori e luftës, për katër vite kemi insistuar që të drejtat tona të zbatohen me ligj, për katër vite jemi injoruar aq shumë sa që është e pa imazhinueshme kjo, kështu që prej cilit do kandidat që vjen në vizitë kemi kërkuar, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë në fakt se në rast se vjen në pushtet të punoj fillimisht për interesat të qytetarëve për faktin se jemi si kategori e cila e kemi dëshmuar veten e kemi sakrifikuar edhe gjymtyrët tona për interesat e qytetarëve dhe për formimin dhe krijimin e institucioneve dhe shtetin në mënyrë që shteti ta trajtoj popullin e vet dhe kategoritë të cilat janë në nevojë, krahas kësaj mbi të gjitha trajtim dinjitoz edhe zgjidhej e problemeve dhe nevojave që kanë si invalid të luftës”, tha ai.

Kërkesat e veteranëve të luftës drejtuar kandidatit për kryetar të Prishtinës, ishin që  ligji për veteranët e luftës të plotësohet me akte nën ligjore, të drejtat e tyre të  realizohen përmes institucionit lokal duke u mbështetur në ligjin, lirimi nga takimi në pronë, lirimi nga të gjitha taksat komunale, lirim nga taksat e shëndetësisë, ndihmesë dhe mbështetje në rehabilitim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat