E gjithë Prishtina pa ngrohje, Termokos tregon arsyet

Prishtina

E gjithë Prishtina pa ngrohje, Termokos tregon arsyet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 11:53
Termokos

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur komplet Prishtinën pa ngrohje qendrore.

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” e ka konfirmuar këtë dhe ka dhënë shpjegimin për këtë ndalesë.

Ata kanë thënë se me shumë gjasë gjatë ditës së sotme do të rregullohet edhe ky problem.

“Komplet qyteti është pa nxehje, po shpresojmë që gjatë ditës do të rregullohet”, kanë thënë nga zyra për informim të Termokosit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat