Abrashi: Prishtina do të ndryshojë me qeverisjen time

Prishtina

Abrashi: Prishtina do të ndryshojë me qeverisjen time

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:29
Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka prezantuar ofertën para qytetarëve të Prishtinës.

Në raundin e dytë më 19 nëntor, votën e qytetarëve të Prishtinës e kërkojnë, Arban Abrashi nga LDK dhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje.

“Qasja ime është që të punojë më të gjithë ata që duan të punojë, unë nuk qasje refuzuese. Unë do të punojë me të gjithë”, tha ai.

Sipas tij Ahmeti nuk ka bërë asgjë për Prishtinës. “Ai ka munguar në 17 seanca dhe ky është nj problem shumë i madh dhe tregon jo seriozitetin e tij”, tha ai.

Abrashi: Shpend Ahmeti gënjeu për ndërtimet pa leje

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka vlerësuar se pohimi kryetari aktual të Prishtinës njëherit pretendent edhe për një mandat Shpend Ahmeti, për 46 mijë nderimet pa leje është një gënjeshtër e madhe.

Legalizimi duhet të ndodh sa më shpejt

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka premtuar legalizim të objekteve. ‘Legalizimi duhet të ndodh sa më shpejt, pasi që ajo është në mundësi e madhe për zhvillim edhe të familjeve, për hipotekë etj”, tha ai.

Kalabria do të ketë transport dhe shkollë

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka premtuar se Lagjja “Kalabria”, do të ketë transport publik, shkollë e projekte të ndryshme që do të bëjnë jetën më të mirë në këtë lagje.

Ai ka premtuar edhe hapësira të gjelbëruara, shërbime më të mirë publike, ngrohje qendrore, parkingje, transport më të mirë.

Abrashi: Ahmeti duhet të futet në librin e Guinness

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, tha se Shpend Ahmeti është i hapur nga grupe të ndryshme. “Ai ka borxhe të ndryshme. Ai kontrollohet nga oligarkët. Nuk ka asnjë vend në botë që kryetari i një kryeqyteti të djeg qytetin e vet”, tha ai sonte në RTK. Sipas tij kur të vije në qeverisje do të propozojë që Ahmeti të futet në librin e Gueness.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat