Zyrtari i PDK-së në Prishtinë, thirrje elektoratit se kë të mos votojnë

Prishtina

Zyrtari i PDK-së në Prishtinë, thirrje elektoratit se kë të mos votojnë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 22:36
Bujar Cakolli

Bujar Cakolli, sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë, tërthorazi e ka mbështetur Arban Abrashin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.Deri me tash PDK-ja zyrtarisht nuk është pozicionuar në asnjërin kamp, as të Lëvizjes Vetëvendosjes e as të LDK-së.

Postimi i plotë:

Prishtina ka nevojë për ndryshim rrënjësor.Prishtina nuk ka nevojë për një kryetar qortues, zhurmagji, shfajësues, linçues e kushtëzues.As nuk ka nevojë për një kryetar që programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar e bazon në 100 zotime ku mbi 60% e tyre janë procese administrative të cilat kanë mundur të bëhen për 10 ditë pune efektive gjatë mandatit që shkoi.As nuk ka nevojë për dikën që epilogu i qeverisjes 4 vjeçare nuk kalon përtej 50 autobusave, të blerë me çmim të shtrenjtë, kifleve, qumshtit dhe kunxhave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat