Nga kush është i kapur Shpend Ahmeti, sipas Abrashit?

Prishtina

Nga kush është i kapur Shpend Ahmeti, sipas Abrashit?

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:45
Abrashi dhe Ahmeti

Kandidati i LDK’së për Prishtinën, Arban Abrashi, ka qenë i ftuari i radhës i Fidan Jupollit. Ai ka treguar pse, sipas tij, Shpend Ahmeti nuk meriton edhe një mandat, duke e quajtur kundërkandidatin e tij ‘të kapur’.

Arban Abrashi ka thënë se Shpend Ahmeti nuk mund të jetë kryetar i mirë për Prishtinën, përderisa ai kontrollohet kaq shumë nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe nga biznesmenët e mëdhenj.

“Është i kapur nga partia e tij që e marrin në pyetje dhe nga oligarkët”, ka thënë Abrashi.

Sipas kandidatit të LDK’së, Ahmeti merret në pyetje nga Vetëvendosja dhe nuk qeveris me duar të lira, ndërsa ai përmend edhe ‘aferat’ e kryetarit të Prishtinës në jaht dhe në avion privat. Këtu, Abrashi shton se Shpendi mund t’u ketë borxhe, apo ndere për t’iu kthyer biznesmenëve të mëdhenj, me të cilët ai shoqërohet.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen mes shtabeve zgjedhore të kandidatëve për 5 debate në 5 ditë, ku Shpend Ahmeti mori pjesë në vetëm njërin nga to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat