Rraha e ndjen “aromën e ndryshimit” me Shpend Ahmetin

Prishtina

Rraha e ndjen “aromën e ndryshimit” me Shpend Ahmetin

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 22:25
Rrahim Pacolli dhe Shpend Ahmeti

“Sekseri” I koalicionit te AKR me Vetëvendosjen, Rrahim Pacolli në orët e fundit të mbylljes  së fushatës së balotazhit ne Prishtinë, ka postuar një foto me Shpe Ahmetin.

Rraha ndër të tjerash ka shkruar se “ … Sot ndjej aromën e ndryshimit të madh në shumë qytete të Kosovës.”

Ja postimi I Rrahim Pacollit ne Facebook

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot jam i shumë i lumtur pasi që po përfundon fushata për balotazhin. Sot ndjej aromën e ndryshimit të madh në shumë qytete të Kosovës. AKR merr pjesë në këtë proces zgjedhor në të gjitha komunat ku është duke u zhvilluar gara për të parin e komunës. Për mua , strukturat, antarsinë dhe votuesit e AKR-së është me rendësi që të vazhdohet me ndryshimin në qytetet si Mitrovica dhe kryeqyteti i Kosovës Prishtina. Jam i lumtur dhe ndihemi shumë mirë që angazhimi im në këtë drejtim do të shperblehet në të mirë të qytetarëve. Shfrytëzoj rastin që tani ti uroj fitoren z.Agim Bahtiri dhe z.Shpend Ahmeti. Uroj nga zemra që të vazhdohet edhe 4 vite me ndryshimet të cilat nuk duhet të nderpriten. Poashtu uroj proces të qetë e transparent. Vota është e vlefshme sepse mundëson vazhdimin e ndryshimit. Rr.P

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat