Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arber Vllahiu, që tash është në koalicion me kandidatin e LDK’së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Prishtina e meriton të jetë ndryshe nga ajo që ka sot. Vllahiu thotë se ka ardhë koha me ia dhanë qytetit të Prishtinës jetën, shkëlqimin, zhvillimin dhe dashurinë.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Prishtina e meriton të jetë ndryshe nga ajo që ka sot. E meriton një frymëmarrje tjetër me qytetarët e saj. Një tjetër Prishtinë, e zhvilluar, e integruar e bashkuar do të ngjallet përtej së dielës. Ka ardhë koha me ia dhanë qytetit të Prishtinës jetën, shkëlqimin, zhvillimin dhe dashurinë. Të dielën votohet për të ardhmen e qytetit, të komunës për të nesërmen e secilit prej nesh. Me projektin e përbashkët të AAK dhe LDK me qytetarin e Prishtinës, me Arbanin në krye të komunës do t’ia japim perspektiven kryeqytetit. #PërPrishtinën me bashkëqytetarët tanë. #Voto47