Abrashi: Votuesi vendos si do të duket qyteti i tij

Prishtina

Abrashi: Votuesi vendos si do të duket qyteti i tij

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 12:36
Arban Abrashi duke votuar

(E plotësuar) -  Kandidati i LDK së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, i cili votoi në shkollën fillore "Hasan Prishtina", i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht dhe të votojnë për qytetin e tyre.

Abrashi: Dilni votoni masivisht

"Sapo votova në raundin e dytë dhe i ftoj të gjithë qytetarët  e Prishtinës ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë. Votimi sot nuk ka të bëjë vetëm me preferencën për një kandidat cilido që është ai, votimi ka të bëjë dhe për pjesëmarrjen në qeverisjen. Votuesi vendos sesi do të duket qyteti i tij në katër vitet e ardhshme, pamja e këtij qyteti,  menxhimi i qytetit. Andaj i ftoj të gjithë të tjerët që ende s’kanë votu, të dalin dhe të votojnë sa më masivisht sot", tha ai.

**

Pasi votoi në Shkollën “Hasan Prishtina”, Arban Abrashi foli për rëndësinë e balotazhit.

Pas votimit, Arban Abrashi deklaroi se votimi i sotëm nuk lidhet vetëm me preferencat për ndonjërin prej kandidatëve.

“Votimi sot nuk ka të bëjë vetëm me preferencën për një kandidat, cilido që është ai, votimi ka të bëjë edhe me pjesëmarrje në qeverisje”, tha Abrashi.

Ai më tutje deklaroi se qytatri sot vendosë si do të duket qyteti i tij.

“Votuesi vendos si do të duket qyteti i tij në katër vitet e ardhshme”, tha Abrashi, teksa u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Sot në 19 komuna të Kosovës është duke u zhvilluar balotazhi, ndërsa në Partesh po votohet për asamblenë komunale.

Deri në orën 11:00 kanë votuar 6.90 për qind të atyre që kanë të drejtë vote.

Votimi i Arban Abrashit 

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi po voton në qendrën e votimit që gjendet në shkollën fillore "Hasan Prishtina".

Ai kundër kandidat ka Shpend Ahmetin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat