LDK kërkon rinumërim të votave në Prishtinë, këto janë gabimet që u bënë

Prishtina

LDK kërkon rinumërim të votave në Prishtinë, këto janë gabimet që u bënë

Nga: B.S Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:02
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar rinumërim të votave në Prishtinë.

“Gabime ne raportim te votave raportohen ne disa vendvotime/shkolla. Ne te gjitha rastet, gabimet jane ne disfavor te LDK dhe Arban Abrashin. Duke qene se gabimet jane te njeanshme, eshte e kuptueshme se duhet trajtuar me nje qajse pertej gabimeve teknike dhe njerezore.  Prandaj, rinumerimi eshte i domosdoshem per te qartesuar situaten. E verteta e plote eshte ne kuti te votimit. E verteta me devijime eshte e raportuar nga KQZ. Por, duke qene rezultati kaq i ngushte, keto devijime e percaktojne se kush qeveris me Prishtinen ne kater vitet ne vijim.  Qytetaret e Prishtines e meritojne te dijne te verteten e plote, jo te vertetet qe duan te tregojne komisioneret”, ka shkruar Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat