Diferenca e ulët: Kjo do të ishte zgjidhja për Prishtinën

Prishtina

Diferenca e ulët: Kjo do të ishte zgjidhja për Prishtinën

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 21:15
Ahmeti- Abrashi

Analisti politik, Petrit Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se e udhës do të ishte të shkohet në rinumërim të votave në komunën e Prishtinës.

Zogaj ka thënë se nuk beson që Shpend Ahmeti dëshiron të jetë kryetar komune me legjitimitet të kontestuar.Sipas tij as Arban Abrashi nuk do të donte një post të tillë.

“Në të kundërtën, frika për rinumërim dhe hezitimi për ta bërë një gjë të tillë, e konfirmon shqetësimin e njerëzve që legjitimiteti qytetare është deformuar”, ka shkruar Zogaj.Postimi i plotë i Zogajt:Nuk besoj qe Shpend Ahmeti do qe te jete kryetar komune me legjitimitet te kontestuar. Sikurse nuk besoj qe edhe Arban Abrashi do ta donte nje gje te tille. Nese ka dyshime per gabime, te qellimshme ose jo, e udhes eshte qe te shkohet ne rinumerim. Kjo, jo per t’i marre fitoren njerit dhe me i dhene tjetrit, por vetem respektimin e vullnetit te qytetareve, e njekohesisht dhenien e legjitimitetit (qofte edhe me nje vote me shume) kryetarit te ardhshem te Prishtines.

Ne te kunderten, frika per rinumerim dhe hezitimi per ta bere nje gje te tille, e konfirmon shqetesimin e njerezve qe legjitimiteti qytetare eshte deformuar.

Ky parim, njekohesisht do te duhet me vlejte ne te gjitha komunat ku ka deshmi per gabime, ka kontestim dhe ku diferenca eshte per pak vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat