Reagon Shpend Ahmeti: Është e qartë kush është angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë

Prishtina

Reagon Shpend Ahmeti: Është e qartë kush është angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 21:26
Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Prishtinës dhe sipas rezultateve të KQZ-së fitues edhe për një mandat, Shpend Ahmeti, ka thënë se është e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se paraja ka hyrë në betejën kundër atyre dhe koalicionet e fshehura të të gjithë atyre të mbështetura prej portaleve kriminele.

Sipas Ahmetit, votat me kusht konfirmojnë fitoren e tyre dhe ata janë të foksuar që ta mbrojnë çdo votë dhe mbrojtjen deri në fund.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses.

Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.

Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat