5 vjet burg për të akuzuarin që bartte drogë me eskavator

Prishtina

5 vjet burg për të akuzuarin që bartte drogë me eskavator

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur publikisht aktgjykimin kundër të akuzuarit B.S për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapikë.

I akuzuari  B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 viteve, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 3 mars të vitit 2015 e tutje dhe dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro  të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. 

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari B.S me qëllim të shitjes, shpërndarjes, transportit të paautorizuar të substancës narkotike të rrezikshme të llojit marihuanë duke vepruar si anëtarë i grupit  bashkë me të pandehurit e tjerë R.U, SH.G, F.D, F.L, I.T, R.T, R. Q dhe H.Z, të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata, në vitin 2012, i njëjti B.S, sipas marrëveshjes paraprake kishte  siguruar një ekskavator me qëllim të transportimit të substancës narkotike dhe sasinë e narkotikut në peshë prej 257.8 kg, të cilin e kishin vendosur në gomat e ekskavatorit ku substancën narkotike të paketuar në pjesë të ndara, në qese të najlonit e kanë vendosur në brendinë e gomave, pastaj  ekskavatorin e ngarkojnë në një kamion të tipit Mercedes me ngjyrë të gjelbër dhe me dt. 12.07.2012, në pikën kufitare në Merdarë, ndalohet dhe kontrollohet nga policia ku edhe gjendet narkotiku, andaj me këtë i akuzuari B.S ka kryer veprà «n penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapike nga neni 229 par.4 nën.par.1 lidhur me par.2 të KPK-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat