35 vjet burg për tre të akuzuar për vrasje

Prishtina

35 vjet burg për tre të akuzuar për vrasje

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:49
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.O, B.B, A.K dhe A.SH.

I akuzuari  R.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë.

Të akuzuarit  B.B dhe A.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë.

I akuzuari A.SH është liruar nga akuza për veprat penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova se i akuzuari A.SH ka kryer këto vepra  penale.  Të akuzuarit R.O, B.B dhe A.K janë liruar nga  akuza për veprën penale  Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 147 par.4 dhe 9 lidhur me nenin 20 dhe 23 të KPK, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër  penale.  Të akuzuarve R.O, B.B dhe A.K me aktvendim të veçantë ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara dhe koha e kaluar në paraburgim do t’ju llogaritet  në dënimin e shqiptuar. Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit me datë 06.08.2012 rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc, pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje me të pandehurin A.M i cili gjendet në arrati, kanë privuar nga jeta M.R, për motive të ulëta dhe me dashje direkte. Palët kanë të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat