Tahiri i PDK-së e pranon se ndihmuan Abrashin në Prishtinë

Prishtina

Tahiri i PDK-së e pranon se ndihmuan Abrashin në Prishtinë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:53
Abelard Tahiri

Për herë të parë, PDK e pranon se e përkrahën Arban Abrashin për kryetar të Komunës së Prishtinës, në balotazhin e së dielës.

Abelard Tahiri, në një intervistë për Express, thotë se mbështetjen, partia e tij zgjodhi që të ja jep Arban Abrashit të LDK-së, ashtu siç pranon se të njëjtën e bënë për Shpend Ahmetin në vitin 2013.

“Koalicionet që kanë ndodhë kanë qenë mes degëve në këtë rast dega në Prishtinë e ka përkrahur Abrashin, ka pas një angazhim që të largohet kjo qeverisje e kriminalizuar, që të largohen këtë njerëz që e kanë keqpërdorur jashtëzakonisht shumë taksa paguesit në Prishtinë.

“E kemi përkrahur Arbanin dhe shpresojmë që në numërimin e votave do të fitojë. Ka qenë një lloj dakordimi me kandidatin e LDK, zotëri Abrashin, ka qenë një angazhim i madh i strukturave tona”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, nesër fillon numërimi i votave me kusht për Prishtinën dhe po nesër përfundon procesi i numërimit dhe dihet rezultati për Prishtinën.

Pas Prishtinës nis numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit dhe komuna tjera. Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat