Dardan Sejdiu: 20 heronj do ta mbrojnë voton e kryeqytetit

Prishtina

Dardan Sejdiu: 20 heronj do ta mbrojnë voton e kryeqytetit

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 09:10
Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes

Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes, ka thënë se votën e Vetëvendosjes në Qendrën e Numërimit do ta mbrojnë sipas tij 20 heronj.

“Sot në QNR janë 20 heronj të qytetit pa lum duke e mbrojtur votën e dhënë me zemër”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook.

“Prishtina ka kryetar”!

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve këtë të enjte do të nisë numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Janë rreth 12 mijë vota në nivel vendi që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit, e cilat do të vendosin përfundimisht rezultatin ku është i përafërt, si rasti i Prishtinës.

Procesi i numërimit është paralajmëruar se do të transmetohet në kohë reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat