Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut te kancerit te qafës se mitrës

Prishtina

Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut te kancerit te qafës se mitrës

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Ofrimi i Pap testeve pa pagesë vazhdoi me sukses edhe në vitin 2017 në Komunën e Prishtinës, njofton komunikata nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës, përmes Pap testeve, u lansua fillimisht në vitin 2016 dhe deri më tani ka mundësuar realizmin e Pap testeve për gratë në grup-moshat e synuara në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri.

Ky program, që njëkohësisht është një nga prioritetet e strategjisë sektoriale të shëndetësisë në Kosovë, u nis në saje të dedikimit dhe bashkëpunimit ndër-instituticional në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Anatomisë Patologjike pranë QKUK, Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Qendrës së Mjesësisë Familjare Nr. 5 dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.6 në Prishtinë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Programi fillimisht dhe ne vazhdimësi u mbështet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe koordinimi teknik u mbështet nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Në vitin 2017, përveç ofrimit të Pap testeve, u zhvilluan aktivitete të promovimit dhe informimit, duke përfshirë organizimin e ligjëratave informuese për gratë në institucionet shkollore në Prishtinë. Po ashtu, vazhdoi ngritja e kapaciteteve të stafit mjekësor në fushën specifike të skriningut cervikal.

Falë përkrahjes së ofruar nga Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë dhe Minitria e Shëndetësisë, ofrimi i Pap testeve do të vazhdojë si shërbim i rregulltë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, përfshirë Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF5 dhe QMF6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat