Ahmeti ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, gjobat 100 euro

Prishtina

Ahmeti ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, gjobat 100 euro

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 10:00
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kjo ndalesë vlen për periudhën nga 30 dhjetori deri më 3 janar të 2018-ës.

Bëhet e ditur se ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh dhe se për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat