Pjesa qendrore e Prishtinës pa energji, KEDS fajëson KOSTT-in

Prishtina

Pjesa qendrore e Prishtinës pa energji, KEDS fajëson KOSTT-in

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 18:03
Ilustrim

KEDS njofton se pjesa qendrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT-it.

Prishja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërkohë që ekipet e KOSTT-it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e furnizimit në Transformatorin 2.

Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat