Lëndohet një person në Prishtinë, nga mjetet piroteknike

Prishtina

Lëndohet një person në Prishtinë, nga mjetet piroteknike

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 21:50
Ilustrim

Përderisa ka mbetur edhe pak orë deri në momentin e ndërrimit të motmoteve, një person është lënduar në Prishtinë.

Siç mësohet, në ora 20:22 minuta një person është vetlënduar nga mjetet piroteknike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Afrim Zhitija’ në Prishtinë dhe personi në fjalë po merr tretmanin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare, përderisa rastit i është përgjigjur Njësiti i nevojshëm policor.

Personi i  lënduar në këtë rast është A.O, i lindur në vitin 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat