Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert.
Gjatë një postimi në Facebook, Ahmeti ka treguar se me ambasadorin Chabert kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.
Postimi i plotë:
Me Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti për prioritetet që kemi në mandatin e ri në Komunën e Prishtinës. U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin, sidomos në sektorin e kulturës.