Transporti dhe industria, fajtor për ndotjen e ajrit në Prishtinë

Prishtina

Transporti dhe industria, fajtor për ndotjen e ajrit në Prishtinë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:00
Ilustrim

Ndotja e ajrit në Prishtinë sipas një raporti të Ambasadës Amerikane, ka tejkalim të vlerave të lejuara, ku Prishtina është renditur qyteti i dytë në botë për ndotje.

Mirëpo, nga Instituti Hidermeterologjik i Kosovës, thonë se kjo matje është e vetëm një parametri nga katër sa janë gjithsej.

Shkumbin Shala, Specialist i ajrit në IHK për media ka thënë se ka tejkalime të disa vlerave mirëpo kjo nuk e përcakton se Prishtina është qyteti ma i ndotur në ranglistën botërore.

“Unë po flas gjithmonë bazuar në matjet e tona dhe matjet e tona dhe kushtet janë pothuajse të ngjashme me ambasadën amerikane. Fatbardhësisht na kemi parametra shumë ma shumë që publikohen në at aplikacion , dhe ai aplikacion përdor vetëm një parametër të cilësisë së ajrit, ndërsa na i kem disa parametra. Për mu si ekspert i kësaj çështje është e pakuptimit, me renditë Prishtinën dhe Kosovën në nivel botëror me ndotjen e një parametri se është vec një parametër dhe janë shumë të tjerë që është dashtë me i tejkalua standardin, që me renditë Kosovën dhe Prishtinën në nivel botëror siç po pretendohen nga disa njerëz të caktuar” ka thënë Shala.

Sipas Shalës, gjatë sezonës së dimrit gjithmonë ka tejkalime mbi vlerat e lejuara, ku këto janë PM10 dhe 2.5-ish.

“Aktualisht, në sezonin e dimrit jem mësuar më pas gjithmonë tejkalime mbi vlerat e lejuara,domethënë këto tejkalime janë të Pm10 dhe 2.5-ish. Ndërsa, parametrat tjerë siç janë dyoksidi i sulfurit, kompozimet e Azotit, monoksidi i karbonit, janë brenda standardëve të lejuara. Domethënë kemi tejkalim të vlerave vetëm të Pm10 dhe 2.5 ish” ka shtuar ai.

E kjo ndotje më se shumti vije nga transporti dhe industritë e ndryshme.

“Ndotja vjen nga transporti, nga industritë e ndryshme, termocentralet në këtë rast dhe një faktor që e rëndon cilësinë e ajërit janë parametrat meteorologjik. Në këtë sezonë që kemi tejkalim të vlerave kemi për shembull lagështi të ajrit, shtypje atmosferike të madhe dhe gjithë ndotja që shkaktohen bënë të koncentrohet në shtresën e tokës dhe të rritet ndotja kjo është një formë e temperaturave të ajrit” ka theksuar Shala.

Në vitin 2015 kanë qenë 53 ditë më tejkalim të vlerave Pm. Në vitin 2017 janë regjistruar 61 ditë, ngjashëm sikur në vitin 2016.Mirëpo, kjo situatë është jo e kënaqshme pasi sipas standardeve ndërkombëtare numri i ditëve me tejkalime të vlerave duhet të jetë 35.

Ministria e Ambientit dhe e Planifikimit Hapësinor nuk është përgjigjur interesimit të redaksisë lidhur me atë se sa po zbatohet ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga ndotja, gjobat dhe masat që i kanë ndërmarr lidhur më këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat