Për kontrollë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe në fshatrat përreth tash e tutje duhet bërë termin.
Përjashtim në vizita mjekësore do të ketë vetëm për rastet urgjente.
Vendimi është marrë me iniciativën e menaxhmentit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.