Mbeturinat e kryeqytetit pastrohen nga vullnetarët

Prishtina

Mbeturinat e kryeqytetit pastrohen nga vullnetarët

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:17
Prishtinë

Një aksion për pastrimin e kryeqytetit nëpër lagje të ndryshme po zhvillohet nga vullnetarët e iniciativës “Të bashkuar për të mirën”.

Kjo nismë ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në dobi të shoqërisë, duke pastruar mbeturina në disa vende.

Iniciativa ka shpërndarë disa video në rrjete sociale ku shihen vullnetarët duke pastruar edhe në hapësirat në mes të ndërtesave me banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat