Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit të Prishtinës - Bota Sot
Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit të Prishtinës

Prishtina

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit të Prishtinës

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 07:01
Ilustrim

Komuna e Prishtinës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se sot fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës .

“Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje , për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit.  Në rast të reshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Duke u bazuar në këto të dhëna, kedhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë , duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve .

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara.

04.08.2018:       PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET -SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE

05.08.2018:       DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI.

06.08.2018:        PRISHTINA E RE (VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT,

07.08.2018:        BREGU I DJELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE dhe KOLOVICË E RE

08.08.2018:        TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE,

09.08.2018:        HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BËRNICË   E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, , TENESHDOLL E VRANIDOLL., Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura , që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë . Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...