Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” nga Prishtina me aplikacion “Scanderbeg”

Prishtina

Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” nga Prishtina me aplikacion “Scanderbeg”

Nga: Ajete Zogaj Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:38
Nxënësit e SHFMU “Elena Gjika”

Ndër shkollat e dalluara të kryeqytetit – Prishtinës, është edhe SHFMU “Elena Gjika”.  Punën e kësaj shkolle e kam përcjellë një kohë të gjatë në cilësinë e gazetares dhe, sa herë që kam shkruar për këtë shkollë dhe punën e nxënësve dhe arsimtarëve të saj, ndjehem mirë dhe  tejet e fascinuar.

Është puna dhe angazhimi i mësimdhënësve, por edhe sukseset e nxënësve të kësaj shkolle, jo vetëm në procesin e mësimdhënies e mësim-nxënies, por edhe në aktivitete të lira model pune, angazhimi e suksesi!

Kohë më parë, janë nxënësit e kësaj shkolle, që në vazhdën e aktiviteteve për nderë të shënimit të 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, ishin në një qëndrim treditor në Shqipëri.

Nxënësit  Elbion Redenica dhe Melos Kuqi, së bashku me arsimtarin e dalluar të SHFMU “Elena Gjika”, Fatmir Krasniqin, arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë shkollë, ishin mysafir në RTSH,  ku ata folën rreth versionit më të ri të aplikacionit "Scanderbeg", me temë "2 Nxënës nga Kosova - Aplikacion në celular për Skënderbeun"

Në bashkëbisedimin tonë me këta nxënës dhe arsimtarin e tyre Fatmir Krasniqi, mësuam për ecurinë e këtij aplikacioni si dhe pritjen që iu bë atyre në Tiranë, dhe interesimin për këtë aplikacion.

Linku i aplikacionit u dha edhe në transmetimin e drejtpërdrejt në "Mirëmëngjes Shqipëri" - RTSH dhe linkun për instalimin e aplikacionit:

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.skenderapp.ScanderbegFinal

Nxënësi Elbion Redenica dhe Mleos Kuqi, së bashku me arsimtarin e tyre Fatmir Krasniqin, teksa shpalosin  mbresa nga takimi tregojnë se, ishte ky aktivitet i 25 me radhë, jubilar i SHFMU “Elena Gjika”, në vazhdën e aktiviteteve  të vitit të Skënderbeut dhe 25 betejave të kryetrimit legjendar me shkollat e Shqipërisë.

Atje, gjatë qëndrimit 3 - ditor ata mbajtën aktivitete të ndryshme. Në ditën e parë ata ishin në Krujë, ku vizituan Kalanë dhe qytetin. Më pas, në ditën e dytë, ata mbajtën aktivitetin "Viti i Gjergjit" në Kryeministrinë e Shqipërisë, ku prezantuan veprat dhe projektet e tyre.

Ishte prezantimi i  nxënëses nga SHFMU “Elena Gjika”  Erza Krasniqi, ai që fascinoi të pranishmit,  duke mos harruar recitimin rrënqethës të nxënëses Rita Shala, portretin e Skënderbeut me letra të rrotulluara, të punuar nga Elda Osmani, Driola Krasniqi, Shkurta Selmani si dhe esetë nga nxënëset Eliza Gjoshi dhe Lisa Sahatçiu. Aktiviteti  kryesor ishte prezantimi i versionit të ri të aplikacionit "Scanderbeg", të zhvilluar nga nxënësit e SHFMU “Elena Gjika” të Prishtinës,  Elbion Redenica dhe Melos Kuqi, të cilat ishin  të ftuar nga të gjitha mediat e Shqipërisë. Në fund, ata vizituan Varrin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, ku ciceroni aty iu dha informata të shumta rreth heroit tonë kombëtar.

Nxënësit e SHFMU “Elena Gjika” nga Prishtina i janë falënderues për realizmin e këtij projekti dhe udhëtimi:  COD - Center For Openness And Dialogue, Znj. Ardita Repishti, Znj. Migena Riza, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Përfaqësuesen e Ministrisë, Birsen Sufto, si dhe arsimtarin e palodhur Fatmir Krasniqi (SHFMU “Elena Gjika”) për gjithë angazhimin dhe punën e tij të palodhur dhe përkrahjen dhënë nxënësve.

Gjithashtu, duhet falënderuar: Nxënësit e shkollës "Dora D'Istria" në Tiranë,

Drejtoreshën e shkollës "Dora D'Istria", znj. Etleva Hyseni, Nëndrejtoreshën e shkollës "Dora D'Istria",Z. Bardhyl Llagami, Ish - drejtoreshën e shkollës "Nikel Dardani", znj. Liri Shkëmbi, sh - nëndrejtoreshën e shkollës "Nikel Dardani", znj. Liliana Zajmi.

Gjithsesi, një falënderim i veçantë i takon ministrit të arsimit të Kosovës, Shyqiri Bytyqi,  i cili mbështeti këtë aktivitet materialisht e moralisht, duke i inkurajuar për përkrahje e angazhime të mëtutjeshme.

 Sipas nxënësit Elbion Redenica, ky aktivitet u vlerësua shumë lart nga të pranishmit, ku përveç emocioneve e përshtypjeve të jashtëzakonshme, ata e vlerësuan shkollën “Elena Gjika” të Prishtinës, si shkollë me vlera që gjithmonë mësojmë nga ta.

Në fund të këtij bashkëbisedimi, s’na mbetet gjë tjetër, veç se t’u urojmë punë të mbarë nxënësve të kësaj shkolle  dhe përgëzime arsimtarit Fatmir Krasniqi për punë e bërë me nxënës. Dhe, jo vetëm këtyre nxënësve dhe arsimtarit Fatmir, por gjithë nxënësve dhe kolektivit të SHFMU “Elena Gjika” të Prishtinës të cilët siç thotë populli po na e zbardhin fytyrën me rezultatet e arritura. Mbase, aty ku punohet, kurrë nuk mungojnë rezultatet. Ku ka rezultate ka edhe suksese. PRANDAJ,  kësaj shkolle i dëshirojmë: Suksese dhe vetëm suksese!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat