Vetëvendosje paralajmëron Shpend Ahmetin: Nuk ta lejojmë mandatin tonë

Prishtina

Vetëvendosje paralajmëron Shpend Ahmetin: Nuk ta lejojmë mandatin tonë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:08
Asamblistët e VV-së në Prishtinë

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa konkret për të rikthyer vullnetin e qytetarëve të Prishtinës, të cilët në shtator të vitit të kaluar e kishin votuar Shpend Ahmetin si kandidat të Vetëvendosjes për kryeqytetin.

Krejt kjo, erdhi, pasi që sipas tyre, i pari i kryeqytetit ditë më parë ishte bërë bashkë me PDK-në, për të larguar Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim të zaptimit të qytetit.

Madje, shefja e asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Leonora Bajraktari, tha se pikërisht kjo ishte arsyeja e shkarkimit të asamblistit Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së.

Ajo foli edhe për sjelljen e kryetarit Ahmeti, ku tha se jo vetëm që është vonuar për të miratuar dokumentin për KASH-in, punë që është dashur të kryhej më së largu deri më 30 qershor të këtij viti, por është sjellë me arrogancë kur është pyetur për këtë, duke i thënë asamblistit të Vetëvendosjes “mshele gojën, mshele po të them”.

Bajraktari: Çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës, Shpend Ahmeti  - PDK-së

“Asamblisti nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Egzon Azemi nuk kishte bërë ndonjë shkelje ligjore që të shkarkohet nga posti i aksionarit me votat e PSD dhe PDK. Ai ishte pengesë sepse  raportonte në publik shkeljet  që i bënin grupi  i PSD-së. Kjo e tregon me se miri se qëllimi i tyre është të pasurohen, por jo te punojnë ne te mire te qytetarëve te Prishtinës. Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën me 6 dhe 8 gusht”, u shpreh ajo.

Edhe asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci tha se ndjehen të indinjuar me veprimet e fundit, pasi që sipas tij, Ahmeti është bërë me PDK dhe AAK që më herët bënin apel të mos votohej ky i fundit për kryetar të Prishtinës.

Mujeci: Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet vullneti i qytetarëve

“Udhëheqësit e kryeqytetit shitën vullnetin e votuesve të tyre dhe bënë koalicion me djallin. Kundërshtarin e tyre të cilët nuk lanë gjë pa i bërë që ai të mos bëhej kryetar qyteti. Ne si asamblistë të Lëvizjes jemi të indinjuar me këto veprime të fundit dhe se asesi nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet vullneti i qytetarëve të cilët votuan për ndryshim, për çkapje, dhe jo për mashtrim dhe kontrabandim të vullnetit qytetar”, tha ai.

Ndërsa, kolegu i tij, Eman Rrahmani bëri të ditur se ditëve në vijim do të bëjnë publik hapat që do të ndërmarrin.

Rrahmani: Do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve të Prishtinës që votuan për Vetëvendosjen

“Shpend Ahmeti e di mirë se e ka tjetërsuar vullnetin e 40 mijë qytetarëve të cilët i kanë jep mandatin e dytë në Vetëvendosje dhe ky vullnet do t’iu kthehet qytetarëve me punën dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe do të bëjmë publik hapat që do të ndërmerren në vazhdim”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditë më parë, në mbledhjen e kuvendit komunal në Prishtinë, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin përplasur sërish me PSD-në, respektivisht kryetarin Shpend Ahmeti, për Ndërmarrjen Publike Banesore.

***

Duke u bërë bashkë me PDK-në, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti inauguroi zaptimin e Komunës. Kështu kanë deklaruar asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot, ku sipas tyre ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar Vetëvendosjen.

Shefja e asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Leonora Bajraktari, tha se komunat e kanë për obligim që të miratojnë KASH-in, që është një ndër dokumetet më strategjike të komunës.

Sipas saj, Ahmeti jo vetëm që është vonuar në këtë aspekt, porse kur është  pyetur për këtë ka treguar arrogancë si kurrë më parë.

Bajraktari kujtoi se si i pari i kryeqytetit është sjellë me arrogancë ndaj asamblistit të VV-së, duke i thënë "mshele gojën".

"Kjo e tregon më së miri se qëllimi i tyre është të pasurohen, por jo të punojnë në të mirë të qytetarëve të Prishtinës. Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën me 6 dhe 8 gusht", tha ajo.

Asamblisti Besnik Mujeci tha se ndjehen të indinjuar me veprimet e fundit. Ndërsa kolegu i tij Eman Rrahmani bëri të ditur se ditëve në vijim do të bëjnë publik hapat që do të ndërmarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat