Bie tavani i banesës, lëndohen banorët

Prishtina

Bie tavani i banesës, lëndohen banorët

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:27
Pamje nga video

Një çift të ri, pësoi jo pak lëndime si pasojë e rënies së një pjese të tavanit të banesës ku jetonin, derisa po flinin.

Mëngjesin e hershëm të së enjtes Ramiz Musliu dhe bashkëshortja e tij Klea e patën një zgjim të pazakonshëm nga gjumi.

Nga ky aksident në banesën e marrë me qira morën lëndime që të dy.

Me këtë ngjarje është njoftuar edhe policia, e cila i ka udhëzuar këta të dy që rastin ta ndjekin me padi civile.

Ragip Jashari pronar i banesës që gjendet në katin e 10’të, më të lartin e këtij objekti në lagjen Kalabria në Prishtinë tha se nuk ka pasur asnjëherë më parë kësi probleme me pronën e tij andaj nuk ka bërë asnjë intervenim që kur e ka blerë atë.

Edhe përfaqësuesi i banorëve të objektit të ndërtuar para 11 vjetëve thotë se kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

E Ramizi i lënduar tani synon t’i drejtohet Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat