Ahmeti dhe përfaqësuesit e TIKA-s inspektuan punimet në shkollën “Elena Gjika”

Prishtina

Ahmeti dhe përfaqësuesit e TIKA-s inspektuan punimet në shkollën “Elena Gjika”

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:37
Objekti i shkollës “Elena Gjika”, është objekt i trashëgimisë kulturore, dhe si rrjedhojë do të ruhet fasada.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran, vizituan sot shkollën “Elena Gjika” për të parë ecurinë e punimeve që po zhvillohen brenda objektit.

Objekti i shkollës “Elena Gjika”, është objekt i trashëgimisë kulturore, dhe si rrjedhojë do të ruhet fasada. 18 klasë të shkollës fillore, dhe 3 të parashkollorëve, do të rinovohen në tërësi, kurse në 10 klasat tjera që janë rinovuar para pak viteve do të intervenohet vetëm në pjesët e dëmtuara.

 “Gjithashtu, do të vendoset i gjithë inventari i ri, si dhe do të rregullohet oborri i shkollës. Intensiteti i shtuar i punimeve na siguron që qysh në fillimin e vitit të ri shkollor, objekti të jetë i gatshëm për nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle”, thuhet në njoftimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat