Rryma elektrike godet një banor në ‘Bregun e Diellit’, viktima paralajmëron padi ndaj komunës - Bota Sot
Rryma elektrike godet një banor në ‘Bregun e Diellit’, viktima paralajmëron padi ndaj komunës

Prishtina

Rryma elektrike godet një banor në ‘Bregun e Diellit’, viktima paralajmëron padi ndaj komunës

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:31
Don Agaj, banor i kryeqytetit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar.

Një banor i Komunës së Prishtinës është goditur nga rryma elektrike në lagjen ‘Bregu i Diellit’.

Don Agaj, banor i kryeqytetit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ai tutje ka thënë se goditja nga rryma elektrike ka qenë shumë e fortë, duke u bërë apel qytetarëve të tjerë që të kenë kujdes.

Për këtë gjë, ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj komunës së Prishtinës.

Ky është postimi i plotë i personit në fjalë:

“Per banoret e bregut te diellit:

Kjo skene/foto osht prej nates te kalume, kur tu e shetit qenin ne mahall, ne kete parkun tu e kapercy gardhin me osht shkarku ni sasi e madhe e elektricitetit prej shtylles te dritave (fuqia hyrese 220 V) per 10 sekonda, mandej me ka gjujt diku rreth 1 metri larg. Ju kisha lute me pase shume kujdes rreth shtyllave te dritave te instaluara ne kohet e fundit

Per Komunen dhe kompanine e kontraktuar: Shihemi ne gjykate…”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...