USAID përmes shkollave verore përgatit të rinjtë për punë

Prishtina

USAID përmes shkollave verore përgatit të rinjtë për punë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:28
Gjimnazi "Xhevdet Doda"

Sot në gjimnazin "Xhevdet Doda" në kryeqytet, u hap shkolla verore dy ditore me përkrahje të USAID-it.

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Mango, tha se kjo shkollë verore është e para e një serie shkollash të tilla që kanë organizuar për vitin 2018. Ajo tha se qëllimi i këtyre shkollave është që t'i përgatisin të rinjtë për punë në shekullin XXI.

Aty i pranishëm ishte edhe Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se shkollat verore kanë rëndësi të veçantë, edhe për faktin se janë organizime vullnetare. Ai premtoi që MASHT-do t'u qëndrojë gjithmonë pranë shkollave, për të përkrahur iniciativa të tilla.

Ndërsa, drejtoresha e programit për "Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullit", Valmira Haxhaj Gushlla tregoi për aktivitetet, dhe tregoi se ky program zbatohet nga KEC-i.

Kjo shkollë verore do të zgjasë dy ditë dhe është e ndarë në katër sesione: Elektronika, Ndërmarrësia, Edukimi medial dhe Teknologjia Muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat