Ahmeti thotë se UEFA ende s’ka vendosur për licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Prishtina

Ahmeti thotë se UEFA ende s’ka vendosur për licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:31
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se UEFA ende nuk ka vendosur për licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri” duke shtuar se përgjigja pritet të merret ditëve në vijim.

“Me këtë raport, punëkryesi (AlTrade) dhe investitorët, MKRS si investitor kryesor dhe Komuna e Prishtinës presim të dijmë se a ka nevoje për intervenime shtesë. Në qoftë se jo, atëherë edhe zyrtarisht fillojmë procedurën e pranimit teknik”, ka shkruar Ahmeti.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar po ashtu se më 2 shtator do të zhvillohet një ndeshje testuese në mes Prishtinës dhe Drenicës, për t`i hapur rrugë ndeshjes së Kosovës me Ishujt Faroe më 10 shtator.

Sipas Ahmetit, kjo ndeshje mund të realizohet vetëm nëse UEFA rezulton pozitivisht për licencimin e stadiumit dhe kjo pritet të bëhet brenda disa ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat