Rruga e Veternikut drejt përfundimit

Prishtina

Rruga e Veternikut drejt përfundimit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:22
Rruga e Veternikut drejt përfundimit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka inspektuar sot punimet në rrugën e Veternikut, me ç’rast është njoftuar për gjendjen aktuale të punimeve.

Ai ka bërë të ditur se problemet e mëhershme, të cilat e kanë lënë peng këtë projekt deri më tani, siç ka qenë shembja e murit dhe probleme të tjera të natyrës së shpronësimit, tanimë janë tejkaluar dhe ka filluar asfaltimi i shtresës së parë të bito-zhavorit.

Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar që ky segment rrugor të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat