MMPH ndan 150 mijë euro për Komunën e Prishtinës - Bota Sot
MMPH ndan 150 mijë euro për Komunën e Prishtinës

Prishtina

MMPH ndan 150 mijë euro për Komunën e Prishtinës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:31
Fatmir Matoshi dhe Selim Pacolli

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 150 mijë euro për Komunën e Prishtinës në mbështetje të dy projekteve atë të ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Rimanishtë dhe ndërtimin e deponisë së materialeve të ngurta në kryeqytet.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe  nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, gjatë takimit të sotëm kanë  nënshkruan këto dy marrëveshje bashkëpunimi.

Matoshi tha se MMPH-ja do të angazhohet fuqishëm në realizimin e projekteve me komunat e Kosovës, përfshirë këtu edhe Prishtinën.

“Nënshkruam marrëveshje për bashkëfinancim të dy projekteve ‘Ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Rimanishtë’ në vlerë prej  100 mijë euro si dhe ‘Ndërtimi i deponisë së materialeve të ngurta në Prishtinë’ , i cili ka vlerën  50 mijë euro  në vitin fiskal 2018”, tha ai.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se nënshkrimi i dy memorandumeve, është vazhdimësi e bashkëpunimit mes MMPH-së dhe qeverisjes së kryeqytetit.

“Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me MMPH-në, në mbështetje të projekteve të ndryshme. Besoj që nuk do jenë projektet e fundit dhe ne do të bashkëpunojmë në këtë mënyrë që tu ofrojmë kushte më të mira banorëve tanë”, tha Pacolli.

Gjatë këtij takimi, u.d ministri Matoshi dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Pacolli diskutuan edhe për Task Forcën për Cilësinë e Ajrit në Prishtinë dhe Task Forcën “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili fillon më 15 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...