Shtyhet mësimi në “Elena Gjika”

Prishtina

Shtyhet mësimi në “Elena Gjika”

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 20:59
“Elena Gjika”

Një pjesë e nxënësve të Prishtinës nuk do të nisin mësimin më 3 shtator. Fëmijët që mësojnë në ‘Elena Gjika’ do të fillojnë procesin mësimor me dy javë vonesë. Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj thotë se po rinovojnë shkollat dhe po bëjnë infrastrukturë më të mirë për nxënësit.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj thotë se mësimi fillon pas dy javësh në këtë shkollë

3 shtatori shënon hapjen e dyerve të shkollave për vitin e ri shkollor.

Por, sivjet nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Elena Gjika”, nuk do ta kenë të hënën ditën e parë të mësimit.

Në këtë shkollë, për shkak të renovimit të objektit, do të shtyhet për disa ditë nisja e procesit mësimor.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj tregon arsyet pse janë shkaktuar vonesa në punimet e kësaj shkolle.

Kjo shkollë, e cila është një ndër më të vjetrat në Prishtinë, është e përfshirë në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, prandaj edhe renovimi ka qenë i kushtëzuar me ruajtjen e pamjes së jashtme.

Sa i përket shkollave tjera në Prishtinë, Salihaj thotë se kanë sfida në ato që funksionojnë në qendër, për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Kryeqyteti përballet me vështirësi në arsim për shkak të prurjeve çdo vit nga komunat tjera. Prishtina menaxhon me mbi 70 institucione të arsimit para universitar. Aspekti infrastrukturor mbetet një nga prioritetet që qeverisja në Prishtinë ka premtuar edhe këtë mandat.  Deri tash, vetëm një shkollë e re në lagjen “Arbëria” është ndërtuar dhe do të hapet më 3 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat