Shtyhet mësimi edhe në një shkollë tjetër të Prishtinës

Prishtina

Shtyhet mësimi edhe në një shkollë tjetër të Prishtinës

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Viti i ri akademik nuk pritet që të nisë me 1 shtator në shkollën fillore ‘Pavarësia’ të Prishtinës. Nxënësit e kësaj shkolle edhe për disa ditë siç duket do ta vazhdojnë pushimin veror. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen në këtë shkollë.

Drejtuesit e shkollës kanë bërë me dije se mësimi do të fillojë së shpejti duke mos dhënë datë se kur pritet që të ndodhë kjo gjë.

“Informohen të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se mësimi në shkollën tonë do të fillojë deri më datën 17.09.2018, ngase punime për rritjen e hapësirave shkollore nuk kanë mbaruar ende. Të gjitha ditët e humbura do të zëvendësohen me kohë”, thuhen në njoftimin i cili ndodhe në derën e shkollës fillore.

Ndërkohë me dy javë vonesë mësimi pritet që të fillojë edhe në shkollën fillore ‘Elena Gjika’ në kryeqytet.

Drejtues komunal në drejtorinë e Arsimit thonë se vonesat po bëhen për shkak të renovimeve dhe bërjes së infrastrukturës më të mirë për nxënësit. Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj ka dhënë detaje për këto renovime.

“Në Elena Gjikë ka mundësi që të shtyhet mësimi për një periudhë, më së shumti për dy javë. Sivjet ka qenë gjendja e keqe në shkollën Elena Gjika. Kemi bërë disa investime që arrijnë diku deri në 200 mijë euro”, ka deklaruar Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat