Nesër në Prishtinë nisin mësimin 45.400 fëmijë

Prishtina

Nesër në Prishtinë nisin mësimin 45.400 fëmijë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:43
Nxenesit

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se për ditën e nesërme kur edhe nis viti i ri shkollor, janë angazhuar me të gjitha kapacitetet institucionale që të sigurojmë kushte për fillimin e një viti të mbarë, në 73 institucione të niveleve të ndryshme shkollore, me 45400 fëmijë.

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se për ditën e nesërme kur edhe nis viti i ri shkollor, janë angazhuar me të gjitha kapacitetet institucionale që të sigurojmë kushte për fillimin e një viti të mbarë, në 73 institucione të niveleve të ndryshme shkollore, me 45400 fëmijë.

Sipas komunës, në shumicën e institucioneve shkollore janë bërë investime të mëdha për përgatitjen e infrastrukturës shkollore.

 Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) falënderon të gjithë donatorët që kanë ndarë mjete të shumta materiale për riparimin dhe modernizimin e shumë kopshteve dhe shkollave.

“Një falënderim i veçantë shkon për Organizatën TIKA e cila së bashku me fondet e siguruara nga Kryetari i Komunës, ka ndryshuar pamjen e brendshme të shkollës “Elena Gjika”; Zyrën Japoneze e cila ka bërë investime serioze në shkollën “Faik Konica”; por edhe shumë organizata tjera ndërkombëtare, me te cilat kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptime për investime në muajt dhe vitet e ardhshme. Fokusi jonë do te jetë në ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja, për të cilat tani më janë siguruar investime milionëshe, dhe reformimin e shkollave profesionale, të cilat do të aftësohen për përgatitjen e kuadrove për tregun e punës. Në ketë plan jemi ne fazën e përgatitjes së projekteve për disa lëmenj të punës, si elektroteknika, turizmi dhe hoteleria, profileve të mjekësisë, ndërtimtarisë, agrobiznesit, e të tjera, me organizata të fuqishme gjermane, austriake dhe zvicerane. Në ketë mënyre ne po bëjmë hapa vendimtare rreth përgatitjes se terrenit për arsimin dual. Po punojmë me të gjitha kapacitetet për sigurimin e mekanizmave për ngritjen e cilësisë në arsim, duke i aftësuar mësimdhënësit për zbatimin e Kornizës Re Kurrikulare dhe në sferën e vlerësimit ku janë shënuar më së shumti ngecje. Kjo nuk mund të ndodhë pa sigurimin e materialeve adekuate shkollore sidomos teksteve shkollore, tek të cilat janë evidencuar probleme serioze me përmbajtjet e tyre. Si DKA, ju sigurojmë, se do të përfshihen të gjithë nxënësit në nivelin e arsimit të detyruar, duke mos i harruar në asnjë mënyrë fëmijët me nevoja të veçanta dhe grupet e diferencuara. Sfidë në vete për tërë sistemin arsimor të Kosovës, mbetet plan-programi i mbingarkuar për fëmijët e klasave të ulëta, plan-program ky që pason me çanta shumë të rënda për ta”, ka thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat