Lagja “Kalabria”, 7 orë nuk do të ketë ujë - Bota Sot
Lagja “Kalabria”, 7 orë nuk do të ketë ujë

Prishtina

Lagja “Kalabria”, 7 orë nuk do të ketë ujë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina ” njofton konsumatorët e lagjes ,”Kalabria” në Prishtinë se, sot duke filluar nga ora 23.00 e deri në orën 06.00 të mëngjesit të ditës së nesërme , gjithsej 7 orë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit, janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit ( pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit) ku testimi, kemi zgjedhur që të bëhet gjatë orëve të mesnatës për shkak që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.

Sipas njoftimit ky testim po realizohet me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ujësjellësit të cilat u ofrohen konsumatorëve tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...