LDK: Prishtinës i nevojiten shtatë shkolla fillore dhe një e mesme - Bota Sot
LDK: Prishtinës i nevojiten shtatë shkolla fillore dhe një e mesme

Prishtina

LDK: Prishtinës i nevojiten shtatë shkolla fillore dhe një e mesme

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:09
Asamblisti Agim Gashi

Grupi i Asamblistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës në një konferencë për media kanë bërë me dije se gjendja e sektorit të arsimit në kryeqytet nuk është e mirë.

Asamblisti Agim Gashi ka thënë se në prag të fillimit të vitit shkollor 2018/2018 nga përfaqësuesit e komunës së Prishtinës kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, mirë sipas tij, kjo retorikë politike nuk është bazuar mirëfilli në gjendjen reale në këtë fushë.

Gashi: Përgatitjet komplekse

“Ne mendojmë se përgatitjet janë një proces kompleks, dhe se duke marrë parasysh gjendjen reale, kjo deklaratë e komunës së Prishtinës nuk përputhet me realitetin. Meqenëse fillimi i vitit të ri, nënkupton përgatitjet në të gjitha dimensionet shkollore, duke filluar nga investimet kapitale dhe investimet tjera. Ne vlerësojmë se nuk janë punë të kryera dhe nuk janë bërë në mënyrë cilësore. Investimet kapitale jo vetëm në këtë vit buxhetor, por që pesë vjet kanë qenë tejet të ulëta”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se Prishtinës i mungojnë shtatë shkolla fillore dhe një e mesme dhe në disa shkolla nuk ka  hapësira të mjaftueshme për aktivitete sportive.

Gashi: Prishtinës i mungojë shtatë shkolla fillore dhe një e mesme

“Prishtinës i mungojë shtatë shkolla fillore dhe një e mesme. Pra, i mungon objekti i shkollës fillore dhe të mesme të ulët në Sofali, në Mati 1, Veternik, te ‘Përroi i njelmët’, në Kalabri, në Arbëri dhe objekti i shkollës së ulët dhe të mesme të Muzikës dhe Baletit. Ka shkolla ka ku mësimi zhvillohet në më shumë se dy ndërrime dhe rasti më eklatant, është shkolla fillore ‘Ismail Qemali’, ku aty vijojnë mësimin 2800 nxënës… Në disa shkolla s’ka infrastrukturë sportive dhe s’ka hapësira të mjaftueshme për aktivitetet e ndryshme mësimore dhe aktivitete tjera, siç është shkolla fillore ‘Asim Vokshi’ në Mramor, ‘Isa Boletini’, ‘Fan Filip Shiroka’ në Slivovë e plot shkolla të tjera në pjesën periferike të qytetit dhe në pjesën rurale”, ka thënë Gashi.

Ai vuri në pah se 30 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme vazhdojnë punën si ushtrues detyre, për çka Gashi tha se kjo është në mënyrë të jashtëligjshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...