Grabitet nën kërcënimin e armëve një institucion mikrofinanciar në Prishtinë - Bota Sot
Grabitet nën kërcënimin e armëve një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Prishtina

Grabitet nën kërcënimin e armëve një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustruse

Një person i maskuar, nën kërcënimin e armëve, ka grabitur sot një sasi parash në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.

Sipas hetimeve të para, grabitja është realizuar nën kërcënimin e armës, ku personi i maskuar ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...