Nis asfaltimi i rrugëve në QKUK

Prishtina

Nis asfaltimi i rrugëve në QKUK

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:14
Nis asfaltimi i rrugëve në QKUK

Sot pasdite është përuruar fillimi i asfaltimit të rrugëve brenda hapësirave të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës, e cila pritet të përfundojë brenda 15 ditëve të ardhshme.

Projekti prej rreth 180 mijë euro për 2.4 km, është vlerësuar lartë nga drejtori i ShSKUK, Basri Sejdiu, i cili tha se ka qenë e nevojshme të realizohet një investim i tillë.

Sejdiu: Krijimi i infrastrukturës projekt me rëndësi

“Është një kontribut mjaft i madh të krijimit të një infrastrukturë më të mirë dhe jemi shumë falënderues Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo është një shenjë që edhe kjo Qeveri në të gjitha format përkrahë dhe ka në prioritet shëndetësinë. Kjo reflekton mirë sepse këtu frekuentojnë edhe pacientët”, theksoi Sejdiu.

Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se investimet infrastrukturore në hapësirat e spitalit ka një rëndësi të madhe.

Lekaj: Është diçka e vogël, por që ka ndikim mjaft të madh tek pacientët

“Jam tepër i lumtur që sot mu ka dhënë rasti, duke falënderuar Ministrinë  Shëndetësisë, që unë të bëjë diç të vogël për këtë vend që frekuentojnë mijëra pacientë. Prandaj, në si ministri i Infrastrukturës, po e bëjmë atë që duhet më bërë, është diçka e vogël, por që ka ndikim mjaft të madh tek pacientët”, ka thënë Lekaj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli theksoi me këtë rast se duke krijuar një infrastrukturë më të mirë arrihet që  të evitohen problemet të cilat i kanë pasur pacientët ose vet personeli mjekësor. 

Ismajli: Shpesh herë kemi pasur probleme

“Punën të cilën e kemi pas veti, është një punë e cila besojmë që do të përfundoj brenda 15 ditëve të ardhshme. Do të kemi një asfaltim të të gjithë rrugëve të QKUK-së, duke ngritur cilësinë, kualitetin e udhëtimit, të cilët njerëzit e bëjnë këtu. Shpesh herë kemi pasur probleme edhe me pengesa të veturave që janë parkuar keq, e ndoshta ndonjë herë kanë rrezikuar  edhe ato ambulancat, të cilat kanë ardhur”, ka thënë Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat