Erërat e forta në Prishtinë kanë rrëzuar disa pemë te Banesat e Bardha në Bregun e Diellit.
Në një fotografi të siguruar nga media, shihen pemët e rrëzuar për tokë nga era që ka kapluar kryeqytetin në orët e fundit.
Për këtë gjendje të motit ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.