Era ia rrëzon kulmin një familjes në Prishtinë - Bota Sot
Era ia rrëzon kulmin një familjes në Prishtinë

Prishtina

Era ia rrëzon kulmin një familjes në Prishtinë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:26
Era ia rrëzon kulmin një familjes në Prishtinë

Një shtëpi në Prishtinë ka mbetur pa kulm si pasojë e erës që ka fryrë sot. Rasti ka ndodhur në lagjen "Kolovicë e vjetër", në rrugën "Mirsad Gashi". Gjatë këtij incidenti, nuk ka pasur të lënduar, pasi që kulmi ka rënë në murin e një shtëpie tjetër.

Pronari i shtëpisë, Alban Bekteshi, ka thënë se nuk ka qenë në shtëpi në kohën e incidentit, por që ka ardhur kur është lajmëruar nga familja e tij. Ai ka thënë se dëmet do të ishin më të mëdha nëse aty do të ndodheshin fëmijët.

Bekteshi: Fëmijët ishin në shkollë, ka mundur të bëhej dëm më i madh

"Masi dola, e pashë çka ka ndodhë, domethanë i ka ra kësaj shpisë knej, nafaka që janë kanë fëmitë në shkollë se ka mujt m'u ba dam edhe ma i madh, se ka fmi shumë që lujnë ksajde, me pasë ra ka ana tjetër, ka mujt me ndodhë diçka ma e madhe. Po shyqyr zotit që kena pshtu me kaq", tha  Bekteshi.

Ai thotë se pas incidentit kanë njoftuar policinë, e cila i ka drejtuar tek Qendra Emergjente e komunës, por sipas tij, ata nuk i kanë ndihmuar e as nuk i kanë premtuar për ndonjë ndihmë eventuale.

Bekteshi: Komuna na tha nuk kemi çka të bëjmë

"Janë dal do të komunës, dulen i banën do foto, do sene edhe shkun, thanë që ‘na nuk kem çka bajmë ma shumë’. Tash unë nuk po di as qysh me mujtë me hek kto, me hjek kto tani munet me m’shkaktu edhe naj sen ma shumë kjo frymë, ata veç i banën nja dy foto edhe shkun”,  tha Bekteshi.

Bekteshi ka thënë po ashtu se ndihen të rrezikuar edhe nga rryma, pasi që pjesa e kulmit të rrënuar është në afërsi të telave të rrymës.

Bekteshi: Tash mund të rrezikohemi edhe nga rryma

“Rryma është në përdorim për momentin. Unë veç e kam nalë veç sa mos me shkaktu naj problem ose diçka. Tash e kam lëshu apet, domethanë naj llastër a diçka, me prek naj tel, edhe mujmë me kanë edhe ma të rrezikum tash, prej rryme”, tha Bekteshi.

Ndërkaq, sipas të dhënave të dhënave nga Qendra Emergjente në Prishtinë, gjatë ditës së sotme janë evidentuar rreth 20 raste të dëmeve nga erërat e forta.

Media ka tentuar të marr një përgjigje nga komuna për të mësuar nëse banorëve që kanë pësuar dëmtime materiale do t;u dilet në ndihmë, por asnjë nga ta nuk e kanë hapur telefonin.

Gjatë ditës kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në hapësira të mbyllura. Ai ka njoftuar qytetarët që të lajmërohen në këta numra në raste emergjente: 080012233 ose 080012244.

Edhe eksperti Tahir Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, ndërkohë që ka njoftuar se këto erëra priten të vazhdojnë edhe disa ditë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...