TIKA turke prapë investon në shkollën "Elena Gjika" - Bota Sot
TIKA turke prapë investon në shkollën "Elena Gjika"

Prishtina

TIKA turke prapë investon në shkollën "Elena Gjika"

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:14
Shpend Ahmeti dhe përfaqesues nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim "TIKA"

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim "TIKA" në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës inauguruan projektin “Renovimi dhe Pajisja me Inventar e Shkollës Elena Gjika”.

Drejtori i shkollës, Fisnik Thaçi tha se sot është ditë gëzimi për këtë shkollë. Ai tha se pas vetëm një viti e gjysmë shkolla "Elena Gjika" ka ndryshuar rrënjësisht.

 Ai po ashtu tha se tashmë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se bashkë me TIKA-n do ta ndërtojnë qendrën e parë të autizmit në Kosovë.

Thaçi tha se do të donte që këto kushte t'i kishte secila shkollë në Prishtinë.

 Ahmeti tha se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje negative nga TIKA kur ka kërkuar ndihmë. Ahmeti kërkoi falje për fillimin e mësimit me vonesë, dhe tha se shkak për këtë ishin renovimet që sot përfunduan në këtë shkollë.

Kurse ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç tha se kjo është hera e dytë që po investojnë në këtë shkollë, por këtë herë projekti ishte më gjithëpërfshirës, në 18 klasa.

Ajo shpreson që pas këtij donacioni, nxënësit të kenë kushte më të mira për arsim, për të cilët tha se do ta ndërtojnë ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa  drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj tha se ky investim i obligon stafin dhe nxënësit që ta ruajnë shkollën. Ai tha se ka vërejtje për shkollat që dëmtojnë inventarin dhe bëri thirrje që nxënësit të kujdesen për shkollat si për shtëpinë e tyre. Kjo është hera e dytë që TIKA po investon në këtë shkollë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...