Vdes një person në një parking në Prishtinë

Prishtina

Vdes një person në një parking në Prishtinë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:46
Foto

Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në parkingun e Pallatit të Rinisë.

Sipas burimeve të Koha.net bëhet fjalë për një punëtor të ish Entit të Teksteve dhe Mjeteve mësimore, inicialet e të cilit janë M.V.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin edhe Florie Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila tha se në terren janë edhe ekipet e policisë që po hetojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat