Suspendohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës për ryshfet

Prishtina

Suspendohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës për ryshfet

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:36
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi, thotë se së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar.

Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

“Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe Kryetari Shpend Ahmeti e ka suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna e Prishtinës, thotë se po jep shembull në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat