Ahmeti: Drejtorët e VV’së në komunë po presin që t’i shkarkojë

Prishtina

Ahmeti: Drejtorët e VV’së në komunë po presin që t’i shkarkojë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:15
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka folur për planet për udhëheqje të komunës pas daljes së tij nga VV. Thotë se katër drejtorët nga radhët e partisë së Albin Kurtit po presin shkarkimin nga ana e tij.

“Qëllimi i VV’së është që me ardh puna që unë me i shkarku që pastaj me e përmend’, tha Ahmeti.

Ahmeti paralajmëron se një gjë e tillë mund të ndodh shpejt.

“Koalicioni ndërtohet për shkak të mbështetjes në Kuvendin Komunal”, tha kryetari i PSD’së.

“Nuk lënë gjë pa thënë, nuk lënë gjë pa shpif’, shpjegon Ahmeti.

Thotë se nuk ka probleme me asnjërin nga drejtorët por se intensiteti i punës së tyre ka rënë pas ndarjes së VV’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat