Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës që dyshohet për ryshfet - Bota Sot
Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës që dyshohet për ryshfet

Prishtina

Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës që dyshohet për ryshfet

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:04
Komuna e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.S për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Marrje e ryshfetit nga neni 426 pika 1, të KPK-së.

Gjykata ka njoftuar sot se të pandehurit R.S, punonjës komunal në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt. 27.09.2018 deri me dt. 27.10.2018.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.S në cilësinë e personit zyrtar në Komunën e Prishtinës, deri sa ishte në pozitën e drejtorit për investime kapitale ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme me qëllim të përfitimit të tij. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu ekzistojnë arsyet e bazuara se po të gjendet i pandehuri në liri, do të mund të pengon rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarin si dhe në dëshmitarët e  tjerë të rastit”, thuhet në komunikatën e gjykatës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...