Komuna tash 4 vjet pa vlerësim për vjetërsinë e drunjve - Bota Sot
Komuna tash 4 vjet pa vlerësim për vjetërsinë e drunjve

Prishtina

Komuna tash 4 vjet pa vlerësim për vjetërsinë e drunjve

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:54
Komuna e Prishtinës

Erëra të forta e kapluan kryeqytetin të hënën.

E si pasojë, në shumë lagje pati drunj që u rrëzuan, siç ishte në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku era e shkuli një lis nga toka, derisa në lagjen “Dardania” u thyen disa degë të një lisi.

Për këtë, gjatë javës, është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurisë të Komunës së Prishtinës.
Komuna thotë se janë duke formuar një komision që do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe më pas kompensimin.

Në të kaluarën, Komuna kishte një komision, i cili çdo vit bënte vlerësimin e drunjve, qëndrueshmërisë së tyre dhe cilët duhet larguar.
Por, një proces i tillë i quajtur fitosanitar nuk është bërë në Prishtinë tash e 4 vjet.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i Hortikulturës, Isak Rakovica, i cili ka thënë se ata janë të gatshëm të dalin në terren për t’i vlerësuar drunjtë por për këtë duhet një vendim i Komunës së Prishtinës.

Por, në komunë, ndërkohë, thonë se i kanë larguar dhe prerë disa drunj gjatë këtij viti, por nuk kanë një shifër të caktuar.

Ekspertët e pylltarisë e kritikojnë Komunën që nuk bën një vlerësim të tillë.
Sipas tyre, është shumë me rëndësi që të bëhet vlerësimi i drunjve edhe në bazë të moshës, llojeve dhe përshtatjeve me urbanizëm.
Sipas Qazim Kukalajt, në kryeqytet ka drunj që përbëjnë rrezik për qytetarët.
Drunj të cilët duhet larguar ka edhe në parkun e qytetit dhe në malet e Gërmisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...