Linja 3A pezullon qarkullimin e autobusëve

Prishtina

Linja 3A pezullon qarkullimin e autobusëve

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 07:38
Linja 3A

Linja 3A në ka pezulluar qarkullimin për arsye se Komuna e Prishtinës, siç thuhet po dëmton me futjen e disa autobusëve të Trafikut Urban.

Sh.P.k “Qendra dhe “Qendra 2”, kërkojnë nga komuna e Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti si dhe nënkryetari Selim Pacolli që sa më parë tu gjejnë zgjidhje.

“Jemi kompani që operojmë që nga viti 2016 me asnjë ndihmë nga Komuna vetëm me mjetet tona financiare, gjithmonë duke u munduar që të jemi në shërbim të qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi për bashkëpunim me organet e Komunës gjithmonë, mirëpo në këtë formë komuna pas asnjë paralajmërim po luan një rol shumë të keq karshi neve”, thuhet tutje në njoftim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat