Abdixhiku për rrënimin e objektit të Gërmisë: Prish shtëpi e ndërto hajat

Prishtina

Abdixhiku për rrënimin e objektit të Gërmisë: Prish shtëpi e ndërto hajat

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:45
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook në lidhje më idenë e rrënimit të objektit të Gërmisë në Prishtinë.

Sipas tij ideja për një veprim të tillë duket bizare veç si ide, veç si mendim është i trishtë.

“Prishtina nuk ka shumë objekte që bartin historinë e kryeqytetit; që janë ikonë e një kujtese kolektive. Rrënimi i atyre pak shenjave të mbetura sot është në rastin më të thjeshtë naivitet, në rastin më të rëndë mbrapshtësi – tipike me logjikën ‘prish shtëpi e ndërto hajat’”, ka shkruar Abdixhiku.

Më tej, deputeti i LDK-së ka thënë se kryeqyteti ka hapësira të tjera plot për ndërtesë të re koncertale dhe se qytetet moderne sipas tij bëjnë sot çmos të prezervojnë secilën shenjë historike që kanë. Ne, ndërsa, me të parën – ta rrënojmë.

Ai u zotua se do të angazhohet personalisht, që kjo ide të vdes që në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat